Ballina Arritje Teknologji Mbi 2 miliardë pajisje Apple janë aktive në botë

Mbi 2 miliardë pajisje Apple janë aktive në botë

Hera e fundit që Apple ka ndarë informacione rreth kësaj shifre ishte Janari 2022 me 1.8 miliardë pajisje aktive në mbarë botën.

Ekzistojnë më shumë se 2 miliardë iPhone, iPad, Mac dhe pajisje të tjera Apple aktive në mbarë botën tha ditën e Enjte kompania në raportin e saj më të fundit financiar.

Gjatë tre mujorit të fundit të 2022 Apple arriti një objektiv madhor tha CEO i kompanisë Tim Cook, ai i 2 miliardë pajisjeve aktive.

Hera e fundit që Apple ka ndarë informacione rreth kësaj shifre ishte Janari 2022 me 1.8 miliardë pajisje aktive në mbarë botën.

Apple nuk ofroi shifra për pajisje individuale por numri i iPhone aktivë në mbarë botën ka kaluar 1 miliardë prej kohësh.

Vitin e kaluar numri i pajisjeve aktive Apple është rritur me 200 milionë dhe baza e përdoruese është rritur me mesatarisht 100-150 milionë çdo vit që prej 2019-ës.

Tre mujorin e kaluar kompania shënoi të ardhura rekord prej 20.8 miliardë dollarësh. /PCWorld Albanian

Exit mobile version