Ballina Lajmet Mbi 35 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Mbi 35 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar 35 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, njoftohet se gjithsej 35.001.624. persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin.

Në të njëjtën kohë, 4 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë, janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Indi (7.765.966), ndërsa pas saj radhiten SHBA-ja (6.341.603), Brazili (5.064.344), dhe Rusia (1.279.169).

Ndërkaq, në Turqi, numri i të shëruarve ka arritur në 332.379.

Tejkalon 12,8 milionë numri i personave që vazhdojnë trajtimin

Teksa ka kaluar 12.815.049 numri i të sëmurëve që vazhdojnë trajtimin, simptomat e sëmundjes janë të lehta tek 12.725.019 të atyre që marrin trajtim dhe vazhdon rreziku për jetën tek 90.030 prej të sëmurëve.

Shtimi i numrit të sëmurëve nën trajtim rrit barrën mbi sistemet shëndetësore të vendeve.

SHBA-ja është renditur vendi me numrin më të madh të rasteve aktive ku ndodhen nën trajtim 3.343.701 persona.

SHBA-ja ndiqet nga Franca me 1.438.052, India me 520.729, Italia me 472.348, Belgjika me 438.834, Rusia me 404.180 dhe Brazili me 388.135.

Në Turqi që prej 5 nëntorit janë 43.802 raste aktive me COVID-19, ku 2.564 prej tyre e përbëjnë të sëmurët rëndë.

Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 49 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1 milion e 239 mijë të vdekur.

Exit mobile version