Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mbi 40 të vrarë gjatë varrimit të gjeneralit Soleimani, 213 të plagosur

Mbi 40 të vrarë gjatë varrimit të gjeneralit Soleimani, 213 të plagosur

Agjencia shtetërore e lajmeve në Iran Fars Neës informon për 40 të vdekur gjatë funeralit të gjeneralit Soleimani. 

Mësohet se ata janë vrarë gjatë si pasojë e shtyrjes së turmave që merrnin pjesë në ceremoninë e varrimit,ndërkohë raportohen se janë plagosur 213 persona.

Mijëra njerëz kanë mbushur rrugët e qytetit ku do të varroset gjenerali i lartë i Iranit.

Ndërkohë cermeonia e varrimit të tij në qytetin e lindjes Kerman është shtyrë për shkak të vdekjes së 40 personave pjesëmarrësve në ceremoni. Agjencia thotë se do të njoftohet më vonë ora e varrimit.

Vrasja e tij ka ngjallur frikën e një konflikti midis SHBA dhe Iranit.

Soleimani u konsiderua gjerësisht njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran pas Liderit Suprem Khamenei. Shtetet e Bashkuara e panë atë si një terrorist dhe një kërcënim për trupat amerikane./Ora News

Exit mobile version