Ballina Lajmet Kosovë Mbi 80 mijë lëndë të pazgjidhura në Gjykatën në veri të Mitrovicës

Mbi 80 mijë lëndë të pazgjidhura në Gjykatën në veri të Mitrovicës

Gjyqtarja Jelena Krivokapiq ka deklaruar se ajo dhe kolegët e saj gjyqtarë e prokurorë nuk kanë asnjë informacion lidhur me datën e fillimit të funksionimit të gjyqësorit të integruar, se nuk i dinë arsyet e moszbatimit të marrëveshjes dhe se aktualisht janë duke punuar me kapacitet të zvogëluar

Moszbatimi i Marrëveshjes së Brukselit për integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në sistemin kosovar të drejtësisë, e arritur në shkurtin e vitit 2015, më së shumti ka goditur qytetarët serbë të veriut të Kosovës, të cilët nuk mund ta realizojnë të drejtën e tyre. Moszbatimi i Marrëveshjes së Brukselit për gjyqësorin e integruar është problem për bashkësinë serbe në Kosovë dhe duhet bërë përpjekje që marrëveshja të konkretizohet.

Këto komente i ka bërë gjyqtarja në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës, Jelena Krivokapiq në një debat që ka organizuar Qendra për Përfaqësim të Kulturës Demokratike, ACDC-ja, në veri të Mitrovicës.

Ajo tha se që nga janari kolegët e saj gjyqtarë e prokurorë nuk kanë asnjë informacion lidhur me datën e fillimit të funksionimit të gjyqësorit të integruar, se askush nuk u thotë asgjë, se nuk i dinë arsyet e moszbatimit të Marrëveshjes për integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në sistemin kosovar të drejtësisë dhe se janë duke punuar me kapacitet të zvogëluar.

Exit mobile version