Ballina Lajmet Mbi gjashtë milionë njerëz të infektuar me koronavirus në botë

Mbi gjashtë milionë njerëz të infektuar me koronavirus në botë

Zyrtarisht mbi gjashtë milionë njerëz janë të prekur nga pandemia Covid-19 në tërë botën.

Sipas WorldMeters deri tash 6,035,353 njerëz janë infektuar, 366,928 kanë vdekur teksa janë shëruar 2,662,299 pacientë, njofton Klan Kosova

Shtetet e Bashkuara të Amerikës zënë vendin e parë me 1,793,530 njerëz të infektuar, 104,542 të vdekur si dhe 519,569 të shëruar.

Brazili zë vendin e dytë me 468,338 të prekur me Covid-19, 27,944 të vdekur dhe 193,181 persona të shëruar.

Vendin e tretë e zë Rusia me 387,623 të infektuar, 4,374 të vdekur teksa janë shëruar  159,257 persona.

Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 187 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Evropa.

Exit mobile version