Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mbi njëmijë kisha në Suedi në shitje

Mbi njëmijë kisha në Suedi në shitje

Kisha suedeze ka nxjerrë në shitje mbi një mijë ndërtesa të kishës për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga zbritja e numrit të anëtarësimeve në 10 vitet e fundit.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Suedisë ‘SVT’, në dekadën e fundit 1 milion persona kanë ndërprerë anëtarësimin në kishë.

Kryetari i Këshillit të Kishave, Börje Holgersson, në një deklaratë theksoi se kisha suedeze ka nxjerrë në shitje mbi njëmijë ndërtesa të kishës për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga zbritja e numrit të anëtarësimeve në 10 vitet e fundit.

Pasi që lajmi ishte përdorur në media, Kryepeshkopja e Kishave suedeze, Antje Jackelen, tha për gazetën ‘Morgonbladet’ se “Muhamedi nuk është një Profet i rremë, dhe se Muhamedi edhe sot është frymëzim për miliona njerëz për drejtësi, paqe dhe jetë të mirë”. /Telegrafi/

Exit mobile version