Ballina Lajmet Kosovë Mblidhen 200 mijë euro për shërimin e 3-vjeçarit Besim Kurtolli

Mblidhen 200 mijë euro për shërimin e 3-vjeçarit Besim Kurtolli

Një storie televizive dhe një iniciativë e këngëtarit ferizajas Labinot Tahiri bëri që për pak ditë të mblidhet shuma prej 200 mijë eurove për vogëlushin Besim Kurtolli.

Tre vjeçari nga Podujeva Besim Kurtolli vuan nga sëmundja e veshkëve dhe i duhet transplanti i saj në një shtet tjetër.

Për shërimin e tij në Gjermani familjes Kurtolli i janë kërkuar 250 mijë euro.

Lajmin për shumën e mbledhur e ka bërë publik vet këngëtari Labinot Tahiri përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook.

“Zoti ynë të përkulemi pêr jetsishtë që na e dhe një GJAK që ta kemi të përbashkët dhe pastaj neve si KOMB SHQIPTARË që po na përkrahin edhe të tjerët SHQIPTARË VLLEZER E MOTRA JANË TUBUAR 200.000 EUROOOOOO DERI ME SOT. Deri të premtên dhe mos dergoni më para. Zoti qoftë i knaqur me ju HALLLAALLL”, ka shkruar Labi në Facebook.

Exit mobile version