Ballina Lajmet Kosovë Mblidhet Kryesia e Kuvendit, nuk përmendet Demarkacioni

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, nuk përmendet Demarkacioni

Kuvendi i Kosovës, përmes një komunikate ka bërë të ditur se në orën 11 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare.

Sipas komunikatës, Kryesia do të mblidhet për të shqyrtuar e caktuar rendin e ditës për mbledhjet e papërfunduar nga javët e shkuara dhe për seancat e rregullta, që pritet të mbahen gjatë kësaj jave.

Gjithsesi, së paku në bazë të njoftimit të Kuvendit, në rendin e ditës nuk përmendet çështja e demarkacionit me Malin e Zi, gjegjësisht vendosja e kësaj pike në rend të ditës.

Ky është rendi i ditës i mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit:

R e n d i i d i t ë s

I. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

II. Përgatitjet për seancë plenare të radhës:
1. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet,

2. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,

3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave nga pjesët veriore të Kosovës,

4. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/ L-145 për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 19 prill 2017:

1. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen e shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit,

2. Interpelanca e Ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike,

3. Votimi i rekomandimeve në lidhje me Mos zbatimi e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

4. Votimi i rekomandimeve në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.

IV. Përgatitjet për Seancë plenare të re:

1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-122 për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-072 për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-124,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-158 për Shoqëritë Tregtare,

5. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-045 për Partneritet Publiko-Privat.

V. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

Exit mobile version