Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mbretëresha e Britanisë konfirmon si Kryeministër Boris Johnsonin

Mbretëresha e Britanisë konfirmon si Kryeministër Boris Johnsonin

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është takuar ditën e sotme me Mbretëreshën, ku ka marrë emërimin zyrtar prej saj për këtë post.

Takimi i tij me Mbretëreshën ka zgjatur më shumë se gjysëm ore. Gjatë qëndrimit të tij në Buckingham Palace, makina e Johnson u pengua për pak kohë nga disa protestues të “Greenpeace” të cilët formuan një kordon njerëzor, gjatë konfirmimit të tij në detyrë nga Mbretëresha.

Boris Johnson është pritur jashtë nga partnerja e tij , Carrie Symonds si dhe nga anëtarë të stafit të tij.

Pas takimit Johnson ka mbajtur fjalimin e tij të parë si Kryeministër duke theksuar: “Detyra ime është ti shërbej popullit britanik. Flamuri ynë për të drejtën e fjalës!”

Më tej ai ka vijuar duke thënë: “ Britanikët kanë pritur mjaftueshëm. Ka ardhur koha të veprojmë.”

Ai do të jetë kryeministri i 77-të i Britanisë ku për herë të parë në histori, një i tillë zgjidhet nga anëtarësia e partisë dhe jo nga deputetët apo elektorati më i gjerë britanik.

Pasi të fillojë punën në kryeministri, pritet që Johnson të bëjë të ditur emrat e rinj të kabinetit, duke përfshirë kancelarin dhe sekretarin e Brendshëm.

Mediat vendase kanë thënë se ekipi i tij do të jetë reflektim i “Britanisë moderne”, dhe pritet të shfrytëzojë këtë mundësi për të rritur numrin e grave në kabinet si dhe të rrisë përfaqësimin e minoriteteve me baza etnike.

Ai ka premtuar se do të largojë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian me apo pa marrëveshje më 31 tetor, ndaj fitorja e tij rrezikon që të bllokojë procesin e Brexitit, pasi ligjvënësit britanikë janë zotuar se do të rrëzojnë secilën qeveri që tenton të largojë Britaninë nga blloku evropian pa një marrëveshje./Opinion.al

Exit mobile version