Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimit Evropian (BE) kanë rënë dakord për Protokollin e Irlandës së Veriut, duke arritur në marrëveshjet tregtare post-Brexit pas më shumë se një vit kundërshtimesh nga të dyja palët, transmeton Anadolu.
Detajet e marrëveshjes pritet të zbulohen së shpejti pasi kryeministri Rishi Sunak dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të adresohen në një konferencë për media në kontin Berkshire në juglindje të Anglisë.
Javën e kaluar, Sunak tha se qeveria ishte ende në bisedime me BE-në për të zgjidhur çështjen e Protokollit të Irlandës së Veriut, duke theksuar se, “Jam një konservator, një ‘Brexiter’ (në favor të largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja) dhe një sindikalist. Çdo marrëveshje duhet të vendos shenjë në të tre kutitë”.
Çdo marrëveshje, tha Sunak në parlament, duhet të “sigurojë sovranitetin për Irlandën e Veriut, të ruajë vendin e saj në unionin tonë dhe të gjejë zgjidhje praktike për problemet me të cilat përballen njerëzit dhe bizneset”.
“Do të jem i vendosur në luftën për atë që është më e mira për Irlandën e Veriut dhe Mbretërinë e Bashkuar”, u shpreh kryeministri britanik.
Protokolli i Irlandës së Veriut
Protokolli i Irlandës së Veriut kërkon kontrollore kufitare për çdo produkt me bazë shtazore dhe bimore, përfshirë mishin e ngrirë dhe produktet e mishit të përpunuar, para transportit të tyre në Irlandën e Veriut, masë që është në përputhje me rregullat dhe rregulloret e BE-së.
Protokolli krijon një kufi tregtar ‘de fakto’ në Detin Irlandez midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar.
Mbretëria e Bashkuar u largua nga BE-ja më 31 janar të vitit 2016 si rezultat i referendumit të Brexit-it që i dha fund anëtarësimit 40-vjeçar të vendit në bllokun evropian.
Marrëveshja e nënshkruar nga palët përfshinte protokollin që në praktikë mënjanonte kontrolle kufitare midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës.
Protokolli ka qenë një pikë grindjeje mes palëve.