Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mbreti Salman fton Zelenskyyn si “mysafir nderi” në Arabinë Saudite, bisedime për...

Mbreti Salman fton Zelenskyyn si “mysafir nderi” në Arabinë Saudite, bisedime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Mbreti i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman ka ftuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të marrë pjesë në një samit arab në mbretëri si mysafir nderi.

Mediat e huaja shkruajnë se se kjo do të ishte një mundësi që Princi i Kurorës Saudite Salman të diskutonte me Zelensky mënyrat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, përmes gjetjes së bazës së përbashkët që do të çonte në fillimin e negociatave midis Moskës dhe Kievit.

Arabia Saudite kishte ofruar vazhdimisht të ndërmjetësonte midis Rusisë dhe Ukrainës. Në vitin 2022, Riadi tha se ndërmjetësoi midis Rusisë dhe Ukrainës për lirimin e 10 të burgosurve nga vende të ndryshme.

Mbretëria dhe fqinjët e saj të Gjirit, kishin mbajtur marrëdhënie me Rusinë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës vitin e kaluar, duke i rezistuar presionit perëndimor. /dosja

Exit mobile version