Ballina Sport Futboll Mbrojtësi i Atleticos, Trippier pezullohet me 10 javë nga ndeshjet

Mbrojtësi i Atleticos, Trippier pezullohet me 10 javë nga ndeshjet

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Kieran Trippier u pezullua sot me 10 javë nga ndeshjet e futbollit për shkelje të rregullave të basteve në një dënim nga Federata e Futbollit Anglez që zbatohet në të gjithë botën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sjellja e pahijshme, e cila është mohuar nga Trippier, ndodhi në korrik 2019, në muajin kur ai u largua nga Tottenhami për në Atletico.

FA tha se një komision i pavarur rregullator provoi katër nga shkeljet, të cilat gjithashtu gjobitën Trippier me 70 mijë funta (94 mijë dollarë), por hodhi poshtë tre pretendime gjatë një seance personale.

Ndalimi hyn në fuqi menjëherë dhe vjen ndërsa Atletico kryeson ligën spanjolle. Trippier për shkak të pezullimit nuk do të luajë në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat në raundin e 16 në shkurt.

Ndalesa skadon para se përfaqësuesja e Anglisë të fillojë me ndeshjet.

Exit mobile version