Ballina Lajmet “Mburoja e Eufratit”, forcat turke godasin 12 pozicione të DEASH-it

“Mburoja e Eufratit”, forcat turke godasin 12 pozicione të DEASH-it

Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, në kuadër të ofensivës “Mburoja e Eufrattit” në veri të Sirisë, kanë kryer sulme ndaj 12 pozicioneve të organizatës terroriste DAESH, duke i neutralizuar të njëjtat, raporton Anadolu Agency (AA).

Ofensiva “Mburoja e Eufratit” ka filluar më 24 gusht në veri të Sirisë, me qëllim të neutralizimit të kërcënimit terrorist me theks të veçantë ndaj DEASH-it dhe forcimin e sigurisë në zonën e kufirit siriano-turk, ndërsa Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke, tha se në 24 orët e fundit, në ditën e 95-të të ofensivës, kanë vazhduar sulmet ndaj fortesave terroriste.

Gjatë sulmeve të fundit, opozita siriane e mbështetur nga forcat e armatosura të Turqisë, ka vendosur kontrollin mbi vendin Anifah Meskun.

Forcat Turke po ashtu në veri të Sirisë, kanë kryer sulme duke neutralizuar plotësisht 12 objektiva të organizatës terroriste DEASH.

Exit mobile version