Ballina Lajmet Mbyllen qendrat e votimit për Referendum në Maqedoni

Mbyllen qendrat e votimit për Referendum në Maqedoni

Tashmë janë mbyllur të gjitha vendvotimet në Maqedoni. Qytetarët e Maqedonisë kanë votuar sot për marrëveshjen me shtetin e Greqisë për ndryshimin e emrit.

Deri në ora 18:30 njoftohet të kenë votuar 34% përqind e banorëve apo në numër rreth 519 mijë qytetarë ,raporton Indeksonline.

Tashmë sipas KSHZ-së janë mbyllur të gjitha vendvotimet pasi procesi ka ecur me rregull dhe nuk është bërë e ditur që ndonjë qendër e votimit ka vazhduar të funksionojë edhe pas orës 19:00 si pasoj e ndonjë vonese apo parregullsie.

Ndërsa pritet që deri në ora 22:00 KSHZ të mos dalë me ndonjë informacion zyrtarë lidhur me votimin.

Exit mobile version