Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mbyllet Kulla Eiffel, punonjësit në grevë

Mbyllet Kulla Eiffel, punonjësit në grevë

Një ndër simbolet e Francës, Kulla Eiffel, ka mbyllur dyert e saj për shkak të grevës së punonjësve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim nga Kompania që bën menaxhimin e Kullës Eiffel, është njoftuar se greva e cila ka filluar dje në orët e mbrëmjes vazhdon edhe sot.

Më tej në deklaratë është bërë e ditur se punonjësit kanë marrë vendim për grevë duke u arsyetuar në dendësinë e tepërt të vizitorëve që kanë blerë bileta prej më parë dhe me kohë të caktuar.

Vitin e kaluar Kullën e Eiffelit kanë vizituar 6,2 milionë persona, ndërsa është lokacioni i tretë turistik më i vizituar në Francës, pas muzeut Louvre dhe Pallati i Versajës.

Kulla e cila çdo ditë qëndron hapur mes orës 09.00 dhe 00.45, me ndryshimet e bëra në kohët e fundit ishte paraparë që një pjesë e ashensorëve të vendosen në përdorim vetëm për poseduesit e biletave të shitura nga interneti.

Punonjësit duke treguar se kjo shkakton ngarkesa të mëdha, pretenduan se shpesh herë mes vizitorëve dhe punonjësve ndodhin tensione.

Exit mobile version