Ballina Lajmet Kosovë Mbyllet për publikun seanca fillestare në rastin e rezervave shtetërore

Mbyllet për publikun seanca fillestare në rastin e rezervave shtetërore

Është mbyllur për publikun seanca fillestare në rastin e rezervave shtetërore.

Vendim është marrë nga gjykatësi pas propozimit të Florent Latifaj avokat i ministres në detyrë Rozeta Hajdari dhe Feim Alaj, avokat i Irfan Lipovicës.

Vendim është marrë nga gjyqtari pas propozimit të Florent Latifaj avokat i ministres në detyrë Rozeta Hajdari dhe Feim Alaj, avokat i Irfan Lipovicës.

“Pas marrjes së mendimeve dhe propozimeve të palëve në procedurë, merr aktvendim aprovohet propozimi i avokatit Florent Latifaj dhe mbrojtësit Feim Alaj, lidhur me mbylljen e seancës për publikun, ashtu që Gjykata mbyll seancën e shqyrtimit gjyqësor”, tha gjyqtari Avni Syla.

Ai u ka tërhequr vërejtjen të gjithëve që nëse gjatë gjykimit zbulojnë informacion konfidencial në publik do të mbahen përgjegjës.

Ai tha se do të nxjerrë aktvendim të veçantë lidhur me këtë çështje.

Valdet Gashi – prokuror special, tha se shqyrtimi duhet të jetë i hapur në përjashtim të situatave të caktuara.

“Mendojmë se shqyrtimi gjyqësor duhet të jetë i hapur, në përjashtim të situatave kur diskutohet gjatë shqyrtimi gjyqësor për pjesët që janë konsideruar si sekrete nga ana e prokurorisë e që janë paraqitur në aktakuzë. Mendoj se mund ta bëjmë një koordinim se kur mund të jenë seancat e hapura dhe kur të mbyllura”, tha ai.

Florent Latifaj – avokat i ministres në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, kundërshtoi qëndrimin e prokurorit speciale.

Ai tha se as avokatët e as hetuesit nuk kanë të drejtë qasje në dokumentet që kanë të bëjën me sekretet shtetërore.

“Përpos që nuk jam pajtuar me hetimin dhe aktakuzën e kësaj prokurorie, nuk po pajtona as me qëndrimin e prokurorit special sa i përket kërkesës së Gjykatës për t’u deklaruat se a duhet të mbahet shqyrtimi gjyqësor i hapur apo i mbyllur. Siç e dëgjuam këtu kemi të bëjmë me sekrete shtetërore, e asnjë nga ne avokatët e nga hetuesit, nuk kanë pasur të drejtë e nuk kanë as sot që të kenë qasje në ato dokumente. Aty besoj se përfshihet edhe kryetari i trupit gjykues. Për çka kolegu Feim Alaj ka marrë një përgjigje nga institucioni relevant për këtë çështje siç është AMIK, të cilët kanë theksuar se ne si mbrojtës por edhe personat e tjerë të cilët nuk kanë certifikatë të sigurisë për të pasur qasje në dokumente të klasifikuara si sekret, nuk kemi të drejtë as t’i shohim e as t’i prekim ato dokumente. Këtë mund ta bëjmë vetëm nëse ato dokumente janë të deklasifikuara. Këto dokumente që quhen si sekrete kanë kaluar në duart e së paku 20 personave të cilët nuk kanë pasur certifikatë sigurie, prandaj kërkojnë që seanca të jetë e hapur sikur nuk ka ndodhur asgjë. Konsideroj se pa deklasifikimin e këtyre dokumenteve asnjë seancë nuk mund të mbahet e hapur. Propozoj që të mbyllet seanca për publikun”, tha ai.

I të njëjtin mendim ishte edhe Feim Alaj – avokat i Irfan Lipovicës.

“Minimizimi apo redaktimi nuk e ndryshon statusin juridik të dokumentit të klasifikuar. Andaj, e tërë dosja është e klasifikuar, nuk kemi të bëjmë me fjalë apo fjali. Ne si jurist duhet të kemi kujdes kur veç kemi informata të pranuara zyrtarisht nga Agjencioni për Mbrojtjen e Informacionit, për të cilin ligji për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, sqaron se ky ligj zbatohet nga të gjitha institucionet për të gjithë personat fizikë dhe juridik. Gjykatës i propozoj që ta obligojë prokurorinë speciale që ta iniciojë procedurën për deklasifikim të dosjes së rezervave shtetërore, e më pas të vendosë nëse seancat do të mbahen të hapura apo të mbyllura”, tha ai.

Nazim Mehmeti – avokat Hafiz Garës tha se kanë pranuar aktakuzën e redaktuar.

“E kemi pranuar aktakuzën të redaktuar në disa pjesë nga ana e prokurorit të shtetit, ku paraqitet edhe dilema se a kemi të bëjmë me informacion sekret apo josekret. Që do të thotë se nuk kemi të bëjmë me një dokument sekret, pasi është bërë në mënyrë të kundërligjshme nga ana e klasifikuesit, që nuk i plotëson kriteret në bazë të ligjit për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. Pasi jemi në një dilemë se a të mbahet seanca e mbyllur apo jo, unë si avokat mbrojtës për ligjshmërinë e dokumentit i cili konsiderohet sekret, kërkoj dhe i propozoj Gjykatës të merr një vendim dhe të bëjë një vlerësim se a ka qenë ligjshëm apo jo ky dokument, është interes publik që të dihet se a është kjo çështje sekret apo jo” u shpreh ai.

Avokat i Ridvan Muharremit, kritikoi rrjedhën e informacioneve duke thënë se është humbur besimi në prokuroi dhe polici.

Exit mobile version