Kanë përfunduar 45 minutat e para të super takimit mes Malit të Zi dhe Kosovës.
Kombëtarja e Kosovës pas 45 minutave të luajtura në Podgoricë, gëzon epërsinë e një goli, shkruan lajmi.net.
Ishte minuta e 25’ ajo që ishte vendimtare për pjesën e parë, kur Kosova arriti të krijonte epërsinë.
Pas një aksioni mirë të nisur nga Arbër Zeneli, më së miri në zonë u gjend Milot Rashica, i cili shtyu topin në rrjetë.
Lajmi i keq për Kosovën ishte lëndimi i Arbër Zenelit, lëndim i cili erdhi në minutën e 33’ të takimit. Vendin e të lënduarit e zuri Edon Zhegrova.