Ballina Lajmet Kosovë Mbytet me thikë në Barcelonë një i ri nga Gjakova

Mbytet me thikë në Barcelonë një i ri nga Gjakova

Një përleshje me thikë në Barcelonë të Spanjës ka qenë fatale për një kosovar nga Gjakova.

Indeksonline mëson se në përleshjen me thikë që ndodhi para tri ditë në Gottico të Barcelonës është përfshirë kosovari tashmë i ndjerë, Bujar Gashi.

Viktima ishte goditur me thikë, ku për shkak të plagëve të marra ka vdekur.

Pavarësisht se ambulanca e sistemit emergjent të mjekësisë arriti në vend të ngjarjes, nuk mundi ta shpëtoj jetën kosovarit.

Personi i dyshuar i cili ishte përfshirë në këtë përleshje, ka ikur nga vendi dhe Policia e Barcelonës ende është duke e kërkuar.

Exit mobile version