Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mbytet një anije tjetër me emigrantë, 179 të vdekur në Egjipt (FOTO)

Mbytet një anije tjetër me emigrantë, 179 të vdekur në Egjipt (FOTO)

Një anije me emigrant është mbytur ditën e sotme në brigjet e Egjipit dhe si rezultat 179 persona kanë humbur jetën.

Peshkatarët lokalë bashkë me skuadrat e shpëtimit arritën në bregun e qytetit port Roseta, 250 km në veri të Kajros për të mbledhur trupat.

Numri i pasagjerëve që ndodheshin në anijen RHIB nuk është konfirmuar ende por besohet se në të udhëtonin 450 persona.

Sipas policisë lokale anija kishte një kapacitet maksimum për 150 pasagjerë.

94 prej tyre që humbën jetën ishin egjiptianë kur pjesa tjetër nga vende të ndryshme.

2

Exit mobile version