Ballina Lajmet Maqedoni Mbytet një i ri 22 vjeçar në liqenin e Ohrit

Mbytet një i ri 22 vjeçar në liqenin e Ohrit

Një i ri 22 vjeçar nga fshati Gradec sot është mbytur në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të të ashtuquajturit “Plazhi i meshkujve” në Strugë.

Sic njofton Telegrafi Maqedoni, bëhet fjalë për 22 vjecarin me inicialet J.A. i cili po lundronte me varkë së bashku me një person tjetër.

Ata ishin larguar nga bregu i liqenit, ndërsa më pas, i ndjeri ka kërcyer nga varka me pedale. Deri tani, policia nuk ka dhene detaje per tragjedine. /MESAZHI/

Exit mobile version