Ballina Lajmet Kosovë Më 17 shkurt, Halil Kastrati dhuron 17 çelësa banesash për nevojtarët

Më 17 shkurt, Halil Kastrati dhuron 17 çelësa banesash për nevojtarët

Vazhdon të jetë njëri nga humanistët më të mëdhenj në Kosovë. Fjala është për Halil Kastratin, i cili çdo ditë po ndihmon familjet që janë në nevojë anë e kënd Kosovës. Ai sonte i ftuar në një emision të Klan Kosovës konfirmoi se më 17 shkurt, në 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës do të dhuroj 17 çelësa banesash. Po ashtu, ai sonte gjatë transmetimit të emisionit, i dhuroi çelësin e banesës një familje në nevojë. Ai një gjest të ngjashëm e bëri edhe me 28 nëntor, kur i dhuroi 28 çelësa banesash për nevojtarët. Me ndihmën e miqve, estradës dhe njerëzve vullnet-mirë, Halil Kastrati njihet si njëri ndër personat më të dashur dhe më të respektuar në Kosovë, për shkak të aktiviteteve të bamirësisë.
Exit mobile version