Vendit i duhet qetësi, bashkëpunim dhe lidership me vizion, jo përplasje, keqkuptime, akuza e kundërakuza që vetëm e thellojnë hendekun mes nesh.
Me përplasje nuk i ndihmojmë udhëheqësit e UÇK-së që po përballen me (pa)drejtësinë në Hagë, as nuk dalim nga kriza institucionale. Përkundrazi, vetëm sa i thellojmë përplasjet dhe e dëmtojmë shtetin.
Sot, kalimi në lexim të parë i ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë është një hap. Tani duhet të gjendet rruga për ta votuar edhe në lexim të dytë dhe për ta zgjedhur presidentin e vendit.
Me dhunë e përplasje mes vete nuk ndihmojmë askënd. Na duhet dialog, bashkëpunim dhe përgjegjësi për të gjetur zgjidhje në interes të vendit.
Ramadan Shkodra
