Ballina Lajmet Me iOS 12 iPhone juaj do të punojë më shpejtë si asnjëherë...

Me iOS 12 iPhone juaj do të punojë më shpejtë si asnjëherë më parë

iOS 12 mund të shpjegohet me një fjalë: shpejtësi. Çdo gjë tjetër është fusnotë.

iOS 11 kur debutoi vitin e kaluar solli shumë funksione të reja, veçanërisht në iPad. Por gjithashtu ishte një prej përditësimeve më problematike.

Llogaritësi nuk funksiononte, ndërsa kur shkruani “it” konvertohej automatikisht në “I.T”.

Edhe gjatë fazës beta iOS 12 provoi të njëjtën gjë që është versioni iOS më i shpejtë i të gjitha kohërave.

Në fokus

Lajmi i mirë është se me iOS 12 Apple nuk ka lënë jashtë asnjë pajisje iOS që mbështetej nga iOS 11.

Në të kaluarën Apple implementonte detyra të reja të rënda për procesorin, grafikat dhe RAM-in.

Në fund të zhvillimit, sistemi operativ thjeshtë ishte tepër i rëndë për modelet e vjetra.

Për këtë arsye edhe sikur të mbështeteshin nuk do të përfitonin disa prej funksioneve sepse kishin kërkesa të larta harduerike. Në disa raste jetëgjatësia e baterisë prekej.

Këtë herë Apple filloi nga poshtë në mënyrë që çdo ndryshim i aplikuar të sillte përfitime edhe për modelet e reja.

Por kompania nuk u ndalua vetëm tek performanca. Njoftimet u rafinuan dhe shumë funksione të tjera.

Përdoruesit e Android mund të qeshin me këtë fakt por më në fund njoftimet në iPhone do të grupohen sipas aplikacioneve.

Madje njoftimet grupohen edhe sipas tematikës. Konkretisht nëse merrni njoftime të shumta nga një grup WhatsApp-i ato do të kategorizohen më vete.

Funksioni “Do Not Disturb” është përmirësuar gjithashtu. Duke përdorur Prekjen 3D përdoruesit mund të aktivizojnë funksionin për një orë apo deri nesër në mëngjes apo deri në përfundim të një aktiviteti.

Në aplikacionin Settings mund të ndryshoni limitet e aplikacioneve si përshembull Messages dhe Phone të ngelen aktive gjatë natës.

Funksione të reja

Një version i ri i iOS do të thotë funksione të reja. Konkurrenca me Android kërkon që Apple të japë maksimumin në këtë front.

Nëse keni iPhone X mund të përdorni Memoji. Në aplikacionin Messages mund të krijoni avatarin tuaj të stilit Bitmoji.

Aplikacioni Photos do të ketë një tab të ri “For You,” dhe një eksperiencë të përmirësuar kërkimi.

Aplikacioni Stocks është ridizajnuar së bashku me Apple News. Aplikacioni Voice Memos funksionon me iCloud që do të thotë se një memo të regjistruar do ta gjeni në Mac dhe iPad.

Apple Books është ridizajnuar për ti përngjarë App Store.

Së fundi supozohej se Apple do të sillte bisedat në grup në FaceTime por nuk ndodhi. Kompania tha se vetëm në fund të vjeshtës do ta gjeni këtë funksion në telefon.

Konkluzioni

iOS është rritur me shpejtësi vitet e fundit. Fillimisht ishte një sistem operativ mobil pa mbështetje për aplikacionet e palëve të treta.

Natyrisht që iOS 1.0 duhet të ketë qenë më i shpejtë sesa iOS 12 por edhe çipet janë rritur. Ky kombinim i softuerit të përmirësuar dhe harduerit të ri e bën iOS 12 një prej versioneve më të mira të iOS.

Prandaj nuk gjejmë dot arsye tjetër pse të mos e instaloni këtë përditësim. /PCWorld Albanian

Exit mobile version