Ballina Arritje Teknologji Me macOS Ventura mund të përdorni iPhone si kamër për laptopët MacBook

Me macOS Ventura mund të përdorni iPhone si kamër për laptopët MacBook

Përdoruesit duhet të kenë një mbajtëse telefoni për ta mbështetur mbi ekranin e Mac. Funksioni i quajtur Continuity Camera funksionon me valët wireless.

Përdoruesit e iPhone sillen me kamera të shkëlqyera në xhepin e tyre dhe pyetja që bëjmë është pse të mos i përdorin për të zëvendësuar kamerat e dobëta të kompjuterëve Mac?

Në të vërtetë është një funksionalitet që po vjen në macOS Ventura ku ju mund të vendosni iPhone mbi ekranin e Mac dhe ta përdorni për video biseda në FaceTime, Teams apo çfarëdo aplikacioni tjetër të komunikimit video.

Përdoruesit duhet të kenë një mbajtëse telefoni për ta mbështetur mbi ekranin e Mac. Funksioni i quajtur Continuity Camera funksionon me valët wireless.

Madje mund të përdorni edhe sensorin ultra-wide të kamerës së iPhone. Problemi i vetëm? Nuk përdorni dot smartfonin përsa kohë jeni në një video konferencë. /PCWorld Albanian

Exit mobile version