Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Më pak vende pune në Gjermani

Më pak vende pune në Gjermani

Ekonomia gjermane ka përjetuar një periudhë të gjatë lulëzimi ekonomik. Por, perspektiva për të ardhmen nuk është dhe kaq e mirë, e pohuar kjo nga vetë Presidenti i Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe të Industrisë, shkruan tch.

Ky organizëm pret që në vitin 2019 të krijohen më pak vende të reja pune në vend. Presidenti i tij, Eric Schweitzer citohet nga DW të pohojë se mund të krijohen 500 000 vende pune shtesë dhe kjo në një kohë kur në vitin 2017, punësimet e reja mbërrinin në 630 000.

“Besoj se ekonomikisht, rrallëherë kemi pasur kaq shumë pasiguri sa tani”, shprehet Schëeitzer. Brexit, grindje tregtare, gjendje jo e qëndrueshme në Itali ose në Turqi, konflikte në Lindjen e Afërt, kërcënim për dogana për automjetet në SHBA, të gjitha këto ndikojnë, sipas tij.

“Presim një rritje më të dobët. Para së gjithash, paralajmërimet për vëllimin e eksporteve janë më të ulëta”, shpjegon Schweitzer, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për rrezik akut recesioni, por gjithsesi hapësira e manovrimit po ngushtohet.

Me shqetësim shihet edhe konflikti tregtar mes SHBA dhe Kinës. Një luftë e mirëfilltë tregtare do të çonte në zhvendosje kolosale në ekonominë botërore dhe kjo do të kishte pasoja të rënda edhe për Gjermaninë. Asnjë vend, thotë Schweitzer, nuk është kaq i varur nga eksporti sa ne, e kësaj situate i shtohet dhe mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore, që i vë uzinat në të gjithë Gjermaninë para një problemi gjithnjë e më të madh.

Për 1,6 milionë vende pune në plan afatgjatë sipërmarrjet nuk do të gjejnë dot punonjës.

Exit mobile version