Ballina Artikuj Me të mira na ardhtë ky Ramazan!

Me të mira na ardhtë ky Ramazan!

Ilmi Rexhepi

Edhe pak ditë dhe po na mbërrin mbrëmja e 28 shkurtit, atëherëmë koha do të bëhet ramazan.

Që nga nata e parë e Ramazanit, Zoti ynë që fal gjithmonë shumë, fal edhe shumë më shumë krahasimisht me muajt e tjerë.

Le ta agjërojmë Ramazanin, le të bëjmë ibadet shumë dhe le ta mbushëllojmë këtë kohë të bereqetshme me punë të mbara e mirësi!

Përnatë në Ramazan, nga qielli thërritemi:”O dashamirës, hajde dhe ia nis, o dashakeqës, ndalo tashmë!”.

Më e mira që mund të bëjmë tash në prag Ramazani është që të japim sadaka disa të drejta tonat: t’i falim të tjerët, t’ia bëjmë hallall nëse dikush na ka bërë keq, na ka hidhëruar, ka folur keq për ne ose na ka paragjykuar.

Le ta nisim me falje kohën kur fal shumë i Madhi Zot!

~Ilmi Rexhepi

Exit mobile version