Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Megaoperacioni, 43 të arrestuar për drogë, zhvatje dhe mashtrim

Megaoperacioni, 43 të arrestuar për drogë, zhvatje dhe mashtrim

Policia italiane ka ekzekutuar gjatë natës një mega operacion antidrogë.

43 persona janë arrestuar në rajonet e Lombardisë, Siçilisë, Lazio e Campagna.

Akuza ndaj tyre është trafik lëndësh narkotike, zhvatje e mashtrim.

“Lufta ndaj kriminelëve nuk ndalet. Faleminderit forcave të policisë” ka deklaruar këtë mëngjes Ministri i Brendshëm Matteo Salvini.

Gjatë ditës pritet të zbardhen detajet e këtij operacioni.

Exit mobile version