Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Meksika dënon sulmin e Izraelit në Rafah, bën thirrje për armëpushim

Meksika dënon sulmin e Izraelit në Rafah, bën thirrje për armëpushim

Qeveria meksikane ka dënuar sulmin e Izraelit në qytetin Rafah dhe ka bërë thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” në konflikt.

Në një deklaratë të publkuar të martën, ajo tha se sulmet ndaj civilëve përfaqësojnë një “shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar”.

“Qeveria e Meksikës dënon ofensivën ushtarake të forcave të armatosura izraelite kundër Rafah dhe shpreh shqetësimin e saj të thellë për pasojat katastrofike që avancimi mund të ketë në jetën e mijëra civilëve në qytet”, thuhet në deklaratë.

Ai shtoi se një zgjidhje me dy shtete është “zgjidhja e vetme strukturore” e konfliktit.

 

Exit mobile version