Një gazetar i njohur, i cili ishte rrëmbyer pranë shtëpisë së tij të mërkurën, është gjetur i vdekur, njoftoi sot zyra e prokurorit të shtetit të Sinaloas, në veriperëndim të Meksikës.
Luis Enrique Ramirez, 59 vjeç, është gazetari i nëntë i vrarë këtë vit në Meksikë, një nga vendet më të rrezikshme në botë për shtypin.
Ramirez, i cili kishte 40 vjet eksperiencë, ishte një kolumnist politik për gazetën kryesore “Sinaloa El Debate” dhe themelues i portalit të lajmeve “Fuentes Fidedignas”.
Gjatë karrierës së tij ai mori dhjetëra çmime gazetarie.
Guvernatori i Sinaloas, Ruben Rocha ka kërkuar një hetim të menjëhershëm nga zyra e prokurorit.
Shteti i Sinaloas është vendlindja e kartelit të drogës me të njëjtin emër, i cili drejtohej nga trafikanti i fuqishëm i drogës Joaquin “El Chapo” Guzman.
Aktualisht ai po vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /atsh
#AzucenaALas10 | Luis Enrique Ramírez, es el noveno periodista asesinado en lo que va del 2022 #NoSeMataLaVerdadMatandoPeriodistas pic.twitter.com/vvN1Px3NQv
— Azucena Uresti (@azucenau) May 6, 2022
