Ballina Lajmet Kosovë Menaxhimi i Gazivodës kusht për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë?

Menaxhimi i Gazivodës kusht për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë?

Prishtina në plan të parë ka Gazivodën dhe marrëveshjen e energjisë, kjo është arsyeja pse po vonohet krijimi i Asociacionit të komunave serbe, shkruan ‘Novosti’.

Gazeta serbe thekson se nuk përjashtohet mundësia që menaxhimi i këtij liqeni dhe hidrocentralit të vendoset si kusht për arritjen e zgjidhjes përfundimtare për çështjen e Kosovës.

Kreu i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun ka thënë se nëse burimet kapitale si Trepça dhe Gazivoda bien në duart e Prishtinës atëherë autoritetet lokale nuk do të kenë interes për një status të veçantë në veri, transmeton lajmi.net.

“Në fazën përfundimtare çdo gjë që po ndodh rreth Gazivodës mund të shihet si një mënyrë për të frikësuar palën serbe. Nuk përjashtohet mundësia që kjo çështje të tregtohet edhe në dialog nga ana e Prishtinës. Është e qartë se ata duan të realizohet marrëveshja për energji dhe AKS-ja të mbetet në fund të tabelës”, ka deklaruar Drecun.

Siç ka theksuar vazhdimisht pala serbe, Gazivoda menaxhohet nga “Elektroprivreda Srbije’ dhe pas formimit të Asociacionit të komunave serbe të paktën 50 për qind të pronësisë do të transferohen në të. Gazeta shton se Prishtina ka konsideruar vazhdimisht se kjo është një pronë e Kosovës.

Tutje thuhet se marrëveshjet për energjinë do të sigurojnë që në Kosovë të ngritën dy kompani serbe në veri, mirëpo Prishtina ka hedhur poshtë kërkesën për regjistrimin e tyre pasi janë në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

Exit mobile version