Me këto fjalë përshkruhej qasja e Imam Shafiut (767–820), një prej figurave më të shquara të jurisprudencës islame, i cili kultivoi një kulturë të rrallë intelektuale rreth qëndrimit ndaj mendimit dhe dallueshmërisë së argumentimit. Kjo frymë do të bëhej themeli i etikës akademike në traditën islame, ku hapësira për mendimin ndryshe trajtohej me maturi, vetëpërmbajtje dhe respekt.
Mirëpo, zhvillimet e mëvonshme treguan se sa më shumë rritet injoranca, aq më tepër zbehet kjo kulturë. Në shumë hapësira teologjike sot, ky postulat i vjetër i urtësisë islame duket pothuajse i zhdukur, duke u zëvendësuar nga qasje të ngurta, absolutiste dhe larg shpirtit të thjeshtësisë që buron nga dituria e gjerë dhe kultura e lartë.
Hoxhë Vladimir Kera
