Mjeti me një dizajn të jashtëzakonshëm mund të kushtojë deri në 15 mln euro
Një Mercedes prej 10 mln euro që fluturon. Nuk është as Maybach e as limousine, por helikopteri që mban firmën e kompanisë automobilistike. Quhet Airbus ACH145 Mercedes-Benz Edition dhe është falë bashkëpunimit me Airbus Corporate Helicopters.
Projekti që do të sjellë një produkt për tregun e luksit përmban gjithë gjuhën stilistike të automjeteve më ekskluzive në botë dhe të aviacionit privat. Në brendësi është projektuar si një lounge executive, me sedilje në lëkurë, detaje në dru dhe metalike, duke sjellë në mendje atë të makinave më të rafinuara të gamës së shtrenjtë. Në bord mund të qëndrojnë në mënyrë komode nga 4-8 pasagjerë, me një design të jashtëzakonshëm në maksimizimin e hapësirave si te jahteve më luksoze.
Helikopteri me dy motorë mund të arrijë një shpejtësi deri në 254 km/orë, ka deri në 4 orë autonomi, zhurmë të reduktuar dhe kapacitet ngarkese më të lartë se modeli i mëparshëm. Çmimi zyrtar nuk është bërë ende i ditur, por mendohet se do të jetë mbi 9 mln euro dhe mund të arrijë edhe deri në 15 mln, duke pasur parasysh edhe personalizimet sipas kërkesave të klientëve.
