Mercedes-Benz ka nisur “një tërheqje globale nga tregu” për rreth 223,000 furgonë për shkak të mundësisë së defektit në airbag-un e shoferit, sipas një njoftimi të publikuar në bazën e të dhënave të Autoritetit Federal të Transportit në Gjermani (KBA).
Tërheqja përfshin modelet Viano dhe Vito të prodhuara midis dhjetorit 2002 dhe shkurtit 2006. Vetëm në Gjermani, rreth 60,000 automjete mund të jenë të prekur.
Sipas një zëdhënëseje të kompanisë, gjatë ndërrimeve të mëparshme të airbag-ëve, disa mjete mund të jenë pajisur me module të prodhuesit Takata, i cili është i lidhur me defekte të shumta globale të airbag-ëve.
Në rast aksidenti, ekziston rreziku që gjeneratori i gazit në airbag të shpërthejë, duke penguar funksionimin e tij normal dhe duke rrezikuar shpërndarjen e copëzave metalike, që mund të dëmtojnë drejtuesin apo pasagjerët.
KBA paralajmëron për këtë rrezik të mundshëm, ndërsa Mercedes-Benz ka bërë të ditur se pronaret e automjeteve do të njoftohen me shkrim përmes rrjetit të shitësve, dhe kontrolli apo zëvendësimi i airbag-ut do të bëhet falas.
