Ballina Auto Mercedes dhe Geely planifikojnë platforma elektrike të përbashkëta

Mercedes dhe Geely planifikojnë platforma elektrike të përbashkëta

Mercedes-Benz po planifikon të thellojë bashkëpunimin me prodhuesin kinez Geely, duke përdorur komponentë të prodhuar në Kinë në brezin e ardhshëm të makinave elektrike.

Burime pranë kompanisë bëjnë me dije se bisedimet janë në fazë fillestare, me qëllim uljen e kostove dhe përshpejtimin e zhvillimit të modeleve të reja.

Mercedes thekson se aktualisht nuk ka vendosur ndarje platformash me Geely-n, por po eksploron mundësi për bashkëpunim në fusha të ndryshme të inxhinierisë dhe teknologjisë elektrike.

Ky zhvillim vjen pas suksesit të bashkëpunimit mes dy kompanive në markën Smart, ku Mercedes ndan dizajnin, ndërsa Geely merret me inxhinierinë dhe prodhimin. Përveç kësaj, tek model CLA i ri po përdoret një motor 1.5 litër i zhvilluar në bashkëpunim me Geely-n.

Ekspertët e industrisë vlerësojnë se partneritetet me prodhues kinezë po bëhen gjithnjë e më të zakonshme për kompanitë perëndimore, për shkak të përparimeve të shpejta në teknologjitë e baterive dhe motorëve elektrikë nga Kina.

Disa raporte sugjerojnë se Mercedes mund të përdorë arkitekturën GEAA të Geely për platforma të reja elektrike, të cilat do të shërbejnë modeleve më të përballueshme në tregjet globale deri në vitin 2030.

Ky hap mund të ndryshojë rrjedhën e prodhimit dhe teknologjisë në kompaninë gjermane, duke e afruar më shumë me trendet globale të automobilizmit elektrik.

Exit mobile version