Ballina Auto Mercedes po sjell veturën e re të AMG GT- fotot e para...

Mercedes po sjell veturën e re të AMG GT- fotot e para zbulojnë ngjashmëri me Porsche

Mercedes AMG prezanton fotografitë e para të konceptit të ri Concept AMG GT Track Sport, një veturë sportive konceptuale e dizajnuar për të vendosur rekorde të reja në pistë.

Projekti me performancë të lartë, i kamufluar, është aktualisht në fazën përfundimtare në qendrën e zhvillimit në Affalterbach para testimeve në pista.

Mercedes-AMG me këtë koncept demonstron ekspertizën si prodhues veturash sportive dhe paralajmëron mundësinë e zgjerimit të serisë GT me motor V8.

Fotot promovuese ofrojnë një pamje ekskluzive të punëtorisë së zhvillimit në Affalterbach, ku po përgatitet anëtari i ri i familjes GT, i cili pritet të vendosë standarde të reja në segmentin e automjeteve sportive me performancë të lartë.

AMG GT Track Sport, ende i fshehur, tregon që familja GT nuk është ende plotësisht e kompletuar. Gjenerata e dytë e modelit AMG GT u prezantua në vitin 2023 dhe që atëherë familja e veturave sportive është zgjeruar vazhdimisht.

Koncepti i ri është dizajnuar për “kulmin absolut të dinamikës së vozitjes” me qëllim vendosjen e standardeve dhe kohëve rekord në pista.

Pritet që modeli ekstrem Track Sport të ketë mbi 700 kuaj/fuqi, dhe nga fotografitë duket qartë se do të ketë një spoiler të tipit “swan” që po përdoret gjithnjë e më shumë. Mercedes-AMG me këtë projekt hap një kapitull të ri në historinë e performancës së tij, duke treguar që zhvillimi i serisë GT nuk ka përfunduar.

Mjeti konceptual përfaqëson vizionin dhe të ardhmen e familjes AMG GT përmes një qasjeje “të pamëshirshme” ndaj performancave sportive.

Departamenti Mercedes-AMG me këtë model dëshiron sërish të sfidojë Porsche-n. Konkurrenca vazhdon, dhe potenciali i vërtetë do të zbulohet në fund në Nürburgring.

Exit mobile version