Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti rus, Vladimir Putin zhvilluan sot një bisedë në lidhje me përballjen mes Moskës dhe Kievit në Detin Azov javën e kaluar.
Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Seibert, Merkel dhe Putin pranuan në kuadër të samitit të G20-ës në Buenos Aires të zhvillojnë bisedime mbi këtë çështje në të ashtuquajturin formati i Normandisë, ku përfshihen delegacionet nga Gjermania, Franca, Rusia dhe Ukraina.
Të dielën e kaluar, Rusia kapi tre anije ukrainase pranë gadishullit të Krimesë, një territor ukrainas i aneksuar në vitin 2014.
Roja bregdetare ruse hapi zjarr duke kapur anijet ukrainase dhë Ngushticën e Kerçit, që lidh Detin Azov me Detin e Zi./ ATSH-DPA