Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Merkel i kundërvihet Ministrit të Brendshëm – Islami i përket Gjermanisë

Merkel i kundërvihet Ministrit të Brendshëm – Islami i përket Gjermanisë

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se edhe muslimanët dhe feja e tyre Islami i përkasin Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Merkel pas takimit me kryeministrin e Suedisë, Stefan Löfven mbajti një konferencë për media ku u përgjigj në pyetjen e një gazetari lidhur me atë se çfarë mendon për deklaratën e ministrit të Brendshëm, Ndërtimit dhe Atdheut të Gjermanisë, Horst Seehofer se “Islami nuk i përket Gjermanisë”.

Ajo tha se krishterizmi dhe judaizmi kanë lënë gjurmë në të kaluarën e Gjermanisë, por që në ditët e sotme edhe Islami është shndërruar në një pjesë të shtetit për shkak të 4 milionë muslimanëve që jetojnë në këtë vend.

Merkel vuri në dukje se duhet treguar përpjekje për një jetesë të përbashkët dhe paqësore në mes të feve.

“Shtetin tonë në masë të madhe e ka formësuar krishterimi. Edhe judaizmi ka lënë gjurmë. Por, në ditët tona tanimë në Gjermani jetojnë 4 milionë muslimanë. Pra, edhe muslimanët i përkasin Gjermanisë si dhe feja e tyre Islami. Ne kërkojmë një Islam në bazë të kushtetutës dhe që i përshtatet kushtetutës. Edhe në të kaluarën e kam thënë këtë qartazi. Duhet të tregojmë çdo lloj të përpjekjes për tolerancë fetare ndërsa Konferenca Islame është mjet i rëndësishëm në këtë fushë”, theksoi Merkel

Exit mobile version