Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Merkel, May dhe Macron reagojnë ndaj Trump

Merkel, May dhe Macron reagojnë ndaj Trump

Menjëherë pas konferencës së presidentit Amerikan, Donald Trump, që kërcënoi me anullimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin kane reaguar shtete të përfshira në këtë akord.

“Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar marrin parasysh vendimin e Presidentit amerikan, por mbeten të përkushtuar për të respektuar marrëveshjen dhe për të promovuar zbatimin e plotë të saj nga të gjitha palët”-thuhet në një deklaratë të përbashkët të Kancelares Angela Merkel, Presidentit Emanuel Makron dhe kryeministres Tereza Mej.

Në dokumentin e shpërndarë nga kryeministria britanike theksohet se mbajtja e marrëveshjes është në interes kombëtar të Berlinit, Parisit dhe Londrës.

Exit mobile version