Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Merkel thotë se do të përpiqet të rifitojë besimin e humbur

Merkel thotë se do të përpiqet të rifitojë besimin e humbur

Rezultatet e zgjedhjeve në landin e Meklenburg-Forpomerani-së ishin një shuplakë e rëndë për Angela Merkel-in, por kancelarja duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet. Ajo u zotua të punojë shumë e të rifitojë besimin e votuesve.

“Duhet ta pranojmë se për momentin, shumë njerëz nuk besojnë në aftësinë tonë për të zgjidhur çështje të caktuara pavarësisht arritjeve që kemi pasur deri tani, sidomos sa i takon reduktimit të ndjeshëm të numrit të të mbërriturve, përpjekjeve tona për integrimin e refugjatëve dhe mbështetjes së dhënë bashkive dhe landeve. Ne duhet ta rifitojmë këtë besim duke punuar fort për të treguar se mund t’i zgjidhim problemet, jo vetëm ato që kanë të bëjnë me emigrantët, por edhe ato që lidhen me ekonominë dhe kohezionin social të këtij vendi”, tha Merkel.

Suksesi i Alternativës për Gjermaninë (AfD), të përfaqësuar tani në nëntë nga 16 parlamentet e landeve të Gjermanisë i ka bere te mendohen partitë tradicionale. Një pjesë e mirë e fajit për humbjen iu faturua politikave të Merkelit ndaj refugjatëve. Edhe brenda vetë aleatëve të saj pati pakënaqësi kur kancelarja vendosi vitin e kaluar t’i hapte dyert refugjatëve të bllokuar në Hungari.

Një sondazh i fundit tregon se popullariteti i kancelares ka rënë nga 67 ne 45%. Sipas anketimit të realizuar nga televizioni ARD, konservatorët e saj do të fitonin tani në zgjedhje vetëm 33% të votave, në një kohe kur vitin e kaluar një projeksion i tillë mbërrinte në 41%.

Exit mobile version