Ballina Lajmet Merr fund kriza në hotelin në Kabul, vriten dhjetë persona

Merr fund kriza në hotelin në Kabul, vriten dhjetë persona

Forcat speciale afgane kanë kryer të dielën misionin për t’i dhënë fund krizës në hotelin “Intercontinental” në Kabul, me epilog dhjetë persona të vrarë, nga të cilët gjashtë civilë dhe katër sulmues të armatosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Pavarësisht masave të ashpërsuara të sigurisë, sulmues të armatosur arritën më herët të futen në hotelin shtetëror në lagjen Bagh-e-Bala, numri i të cilëve sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme afgane, Najib Danish, ka qenë katër.

Siç informoi Danish, njëri nga sulmuesit ishte vrarë të shtunën në mbrëmje. “Tre sulmuesit e mbetur, janë vrarë të dielën në mëngjes”, deklaroi për AA zëvendësi i tij Nusrat Rahimi, për të shtuar se në mesin e civilëve të vrarë është një shtetase e huaj.

Forcat Speciale të Afganistanit kanë arritur të shpëtojnë rreth 150 mysafirë të hotelit, vendas dhe të huaj. Akoma askush nuk ka marrë autorësinë për sulmin.

Exit mobile version