Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Merren peng rreth 800 persona gjatë evakuimit nga Halepi

Merren peng rreth 800 persona gjatë evakuimit nga Halepi

HALEP (AA) – Grupet terroriste të huaja, mbështetës të regjimit të Bashar al Asadit në Siri pasi ndaluan autokolonën që evakuonte civilët nga lindja e Halepit morën peng qindra persona. Grupet terroriste kërkojnë që opozitarët të bëjnë lëshime, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informimeve të bëra nga gazetarët e AA-së nga Halepi mësohet se grupet terroriste të huaja, mbështetës të regjimit hapën zjarr mbi autokolonën e evakuimit në lagjen Ramuse në rajonin e regjimit.

Pas kësaj një grup i organizuar nga mbështetësit e regjimit është mbledhur përpara autokolonës duke nisur një protestë.

Grupi i prezantuar se përbëhet nga personat që jetojnë në rajonin Fua dhe Kefreja që ndodhet nën rrethimin e opozitarëve në qytetin Idlib, ka kërkuar heqjen e rrethimit në atë zonë.

Ndërsa mësohet se afërsisht 800 persona që ndodheshin në autobusët dhe në disa automjete të tjera në autokolonë janë marrë peng nga grupet terroriste të huaja të cilët dihen se udhëhiqen nga gjenerali iranian Sejid Xhevad.

18 rajone nën rrethimin e regjimit

Dy rajone me një popullsi afërsisht 15 mijë banorë anëtarë të sektit shiit kontrollohen nga militantët e lidhur me Hizbullah dhe Gardën Revolucionare të Iranit.

Teksa këto rajone ndodhen nën rrethimin e opozitarëve theksohet se regjimi dërgon intensivisht ndihma nga ajri në këto rajone duke mundësuar në këtë mënyrë plotësimin e nevojave të civilëve.

Gjenerali iranian Sejid Xhevad që prej një kohe nëpërmjet Rusisë bënte të ditur kërkesat në lidhje me rajonet Fua dhe Kefreja, por opozitarët të cilët mbajnë që prej 1.5 vitesh nën rrethim këto rajone nuk kishin pranuar këto kërkesa.

Opozitarët kanë tërhequr vëmendjen se rajonet në fjalë marrin ndihma në masë të gjerë nga ajri dhe se situata njerëzore atje nuk mund të krahasohet me atë në Halep. Opozitarët ndër të tjera theksojnë se nën rrethimin e regjimit ndodhen edhe 18 rajone të tjera, dhe në rast se ato pranojnë kërkesat për Fua dhe Kefreja forcat e regjimit mund të ndërmarrin masakra në 18 rajonet e tjera.

Gjithashtu opozitarët kanë njoftuar se në vijën e frontit në Fua dhe Kafreja kanë hapur zjarr në rastin kur regjimi ka kaluar në sulm në 18 rajonet në fjalë.

Exit mobile version