Ballina Lajmet Kosovë Mesazhet e liderëve botërorë në 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Mesazhet e liderëve botërorë në 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë mesazhe urime, nga liderë botëror me rastin e 17- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Presidenti ShBA-së, Donald Trupm ka qenë i pari që ka uruar Osmanit.

Ai ka thënë se ShBA do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën.

Në urimin e tij, president i Francës, Emmanuel Macron ka thënë se ata mbështesin Kosovën në rrugën drejt integrimit të BE.

Gjermania dëshiron ta shohë Kosovën në Bashkimin Evropian, ishte mesazhi i urimit të presidentit të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier.

Vazhdimin e partneritetit me Kosovën e ka konfirmuar edhe presidenti i Italisë, Sergio Mattarella

Exit mobile version