✍️ Hixhreti-Emigrimi i Muhamedit a.s. nga Meka në Medinë konsiderohet ngjarja më e rëndësishme në lëvizjen misionare të historisë Islame. Ishte themeli dhe pika fillestare për themelimin e shtetit islam, nëpërmjet të cilit u arrit të zgjerohej fushëveprimi i lëvizjes misionare, duke e konsideruar mesazhin e Pejgamberit – Zoti e bekoftë dhe i dhëntë paqe – një mesazh universal.
Emigrimi nuk ishte një arratisje, por më tepër një refuzim i poshtërimit.
Pejgamberi ﷺ u largua nga Meka sepse u dëbua nga toka e tij, jo për ndonjë mëkat që bëri, por sepse tha: “Zoti im është Allahu”.Ai është një,e dy nuk bëhet.
Sot, popullata myslimane në shumë vende të botës (Kinë,Mimari,Indi..)e në veçanti populli i Palestinës po dëbohen nga shtëpitë e tyre për të njëjtën arsye… sepse thanë: “Ne nuk do ta shesim tokën tonë dhe nuk do t’i përulemi pushtuesit”.
Gjatë Hixhretit, armiku ndoqi dhe dëboi trupin e Pejgamberit a.s., por nuk mundi ta shuante dritën që buronte nga zemra e tij.
Në Palestinë, armiku brutal po rrethon Gazën, po shkatërron shtëpi, po vret fëmijë… por nuk e vrau shpirtin.
Migrimi na mëson diçka të rëndësishme:
Se largimi nga atdheu është shtypje,
por nënshtrimi ndaj gënjeshtrës është edhe më shtypës.
Se shpella mund të jetë e errët… por Zoti është brenda saj.
Dhe se Medina mund të jetë larg… por premtimi është afër.
Ashtu siç triumfoi Islami pas emigrimit, Palestina do të triumfojë pas durimit dhe sakrificës.
Sepse Zoti nuk i braktis ata që ndjekin rrugën e Tij, as ata që detyrohen të largohen nga toka e tyre padrejtësisht dhe në mënyrë agresive.
🌴Migrimi i Pejgamberit a.s. nuk është një kujtim… është një premtim i ri për të gjithë ata që u zhvendosën, luftuan dhe duruan.
Dhe nesër, ashtu siç Pejgamberi a.s. u kthye në Mekë, drejtësia do të kthehet në Jerusalem -Kuds!.
Prof. ass. dr. Musa Vila
