Ballina Lajmet Kosovë Mësohet se çfarë probleme kishte babai që rrahu për vdekje të birin

Mësohet se çfarë probleme kishte babai që rrahu për vdekje të birin

Babai nga Kamenica që rrahu për vdekje të birin e tij për një shumë të hollash të cilat ky i fundit i kishte marrë pa lejen e tij, mësohet se ishte lypës i rrugëve.

Mësohet se Gani Bërnajshi, njëherit edhe i dyshuari për vrasjen e birit të tij, njihej si lypës i rrygëve. E kjo për shkak të kushteve jo të mira financiare.

Ndërkohë, burime e njëjta gjithashtu thonë se, pas rrahjes që i bëri të birit deri në vdekje, i dyshuari rrahi edhe vajzën e tij e cila deshi ta mbronte të vëllanë.

Ndërsa, policia thotë se tani për tani i dyshuari në fjalë po merret në pyetje, ndërsa atij do i bëhen edhe disa ekzaminime mjekësore, për të mësuar nëse i njëjti ka pasur çrregullime mendore.

Ndryshe, ngjarja ka ndodhur në orët e vona, mbrëmjen e kaluar. Sipas hetimeve të para dyshohet se motivet e kësaj ngjarje të rëndë janë për shkak se i ndjeri kishte marr të hollat dhe i kishte harxhuar pa dijeninë e prindit të tij.

Exit mobile version