Ballina Sport Futboll Messi bëri paraqitjen e 500-të për Barcelonën në La Liga

Messi bëri paraqitjen e 500-të për Barcelonën në La Liga

Futbollisti argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, bëri paraqitjen e 500-të për klubin në Ligën e Parë të Spanjës (La Liga), raporton Anadolu Agency (AA).

Messi në ndeshjen e javës së 17-të, shënoi asistin e golit të vetëm ndaj Huesca, ndeshje e cila ishte e 500-ta për të në ligë. Barcelona fitoi 1-0 ndaj Huesca.

Me këtë ai arriti shumë afër rekordit të Xavi Hernandez i cili ka luajtur në 505 ndeshje për Barcelonën në La Liga.

Ndërkaq, rekordi për futbollistin që ka luajtur në më së shumti ndeshje të La Ligas është ish-portieri Andoni Zubizarreta i cili ka veshur fanellat e Athletic Bilbao, Barcelona dhe Valencia me 622 ndeshje.

Messi nën fanellën e Barcelonës në 17 sezone shënoi 451 gola dhe 185 asistime në ndeshjet e ligës.

Argjentinasi me Barcelonën fitoi 10 herë kampionatin në 17 sezonet e fundit.

Exit mobile version