Ballina Sport Futboll Messi drejt Arabisë Saudite

Messi drejt Arabisë Saudite

Ylli argjentinas, Lionel Messi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdoj në Arabinë Saudite.

Në fakt, Messi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, duke pasur parasysh se kontrata me Inter Miamin i skadon në fund të këtij viti.

38-vjeçari duhet të marrë vendim nëse do ta vazhdoj kontratën me ekipin amerikan apo të transferohet në Arabinë Saudite.

Skuadra saudite, Al-Ahli është e vendosur të bëjë çdo gjë që është e mundur për ta bindur Messin që të zhvendoset në Lindjen e Mesme.

Në të vërtetë, raportohet se Al-Ahli ka nisur bisedimet me Messin dhe mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i argjentinasit.

Para dy vjetësh, Messi vendosi për ofertën nga SHBA-ja, përpara asaj nga Arabia Saudite.

Exit mobile version