Ballina Sport Futboll Messi me shokë spektakël, deklasojnë Man United

Messi me shokë spektakël, deklasojnë Man United

Barcelona me shumë lehtësi ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/2019.
Skuadra katalane e udhëhequr nga Lionel Messi, ka arritur të mposht 3:0 Manchester Unitedin në ndeshjen e kthimit çerekfinale të martën mbrëma.

Messi ‘shoun’ futbollistik e nisi në minutën e 16’, duke shënuar një gol të bukur nga largësia, për 1:0, shkruan lajmi.net.

Nuk vonoi shumë, dhe pesë herë fituesi i Topit të Artë shënoi edhe golin e dytë, për 2:0, pas një gabimi të portierit David De Gea.Kur pritej që Manchester United të shfaqej më rrezikshëm në pjesën e dytë, ishte Philippe Coutinho që mbylli ndeshjen.

Braziliani u përkujdes që në minutën e 61’, të shënonte një gol jashtëzakonisht të bukur për 3:0.Pas dy ndeshjeve, Barcelona 4:0 Manchester United.

Exit mobile version