Ballina Sport Futboll Messi pranë vendimit që të largohet nga PSG, shkak familja

Messi pranë vendimit që të largohet nga PSG, shkak familja

Lionel Messi vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga PSG.

Shtatë herë lojtari më i mirë në botë, Leo Messi, është në listën e dëshirave të disa skuadrave të mëdha, përfshirë Barcelonës.

Sipas raportimeve të fundit nga ‘El Nacional’, Messi është shumë afër vendimit për t’u larguar nga PSG, sapo kontrata e tij të skadojë, përcjell lajmi.net.

Arsyeja kyçe thuhet të jetë familja e tij.

Familja e Leo Messi nuk kanë arritur të përshtaten mirë në jetën në kryeqytetin e Francës.

Mbetet të shihet nëse zgjedhja e Messi dhe familjes së tij do të jetë kthimi në Barcelonë.

Exit mobile version