Ballina Sport Futboll Messi shënon rekord në fitoren e Barcelonës ndaj Valladolidit

Messi shënon rekord në fitoren e Barcelonës ndaj Valladolidit

Gjiganti spanjoll i futbollit Barcelona të martën vonë ka mposhtur Valladolidin me 3-0 ndërsa super ylli argjentinas Lionel Messi pati një ditë historike për të vendosur rekordin e golave të shënuar të një legjende, transmeton Anadolu Agency (AA).

Messi shënoi golin e tretë në ndeshjen e së martës kundër Valladolidit, duke arritur kuotën e 644 golave për një klub pasi sulmuesi 33-vjeçar theu rekordin e legjendës braziliane, Pele.

“Kur fillova të luaj futboll, kurrë nuk kam menduar se do të thyej ndonjë rekord. Sidomos jo rekordin e mbajtur nga Pele që tani mbaj”, tha Messi në rrjetet sociale.

Në postimin e tij në Instagram, lojtari argjentinas gjithashtu falënderoi shokët e tij të skuadrës, familjen dhe miqtë që e ndihmuan atë për vite me radhë.

Pele me famë botërore shënoi 643 gola për Santosin e Brazilit në vitet 1957-1974.

Pele të shtunën uroi superyllin e Barcelonës, Messi pasi barazoi rekordin e ish sulmuesit të Brazilit për një klub të vetëm.

Messi i ka kushtuar gjithë karrierën e tij Barcelonës, duke shënuar 644 gola dhe 283 asiste në 749 ndeshje për klubin spanjoll.

Një lojtar i Barcelonës për më shumë se një dekadë, Messi ka ndihmuar ekipin e tij të fitojë 10 La Liga dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve, së fundmi në vitin 2015.

Exit mobile version