Ballina Sport Futboll Messi zhvillon stërvitje normale me bashkëlojtarët para sfidës ndaj Man Cityt

Messi zhvillon stërvitje normale me bashkëlojtarët para sfidës ndaj Man Cityt

Sulmuesi Lionel Messi ishte në gjendje të bëjë stërvitje normale me lojtarët e PSG-së para ndeshjes së radhës.

Ky është lajm i mirë për klubin francez, ngase argjentinasi mungoi në dy takimet e fundit, transmeton lajmi.net.

PSG do përballet me Man Cityn të martën në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Ende nuk është e garantuar nëse Messi do jetë gati për ndeshjen e madhe dhe vendimi përfundimtar nuk do jepet deri në ditën e fundit.Messi u lëndua në fitoren e PSG-së ndaj Lyonit, kurse tutje mungoi ndaj Metz dhe Montpellier.

Por, ky nuk është i vetmi problem te PSG, ngase dje Kylian Mbappe ishte filmuar derisa ankohej se Neymar nuk po i pasonte topin mjaftueshëm.

Exit mobile version